6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Nexhip Menekshe

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekje e gazetarit, dramaturgut dhe arsimtarit të gjuhës rome, Nexhip Menekshe.

Menkshe, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër, pas vetës ka lënë shumë vepra arti të realizuara dhe një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë.

Ai ishte themelues i radios “Romano Avazo”, në Prizren në vitin 2007 dhe drejtor i saj deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Në vitin 2011 filloi të punonte si arsimtar i gjuhës rome (gjuhë fakultative) në shkollën fillore “Mustafa Bakiu”, në Prizren dhe disa shkolla tjera fillore të qytetit në fjalë.

Ka shkruar disa drama e ka bërë regjinë e tyre. Së fundmi pati realizuar dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve dhe vlerëson se vdekja e tij është një humbje e madhe.

Menekshe prapa vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Lajmet e Fundit