Një muaj paraburgim kundër dy personave për rrahje në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë bën të ditur se janë ndalur në paraburgim prej 30 ditësh dy persona të cilët e kanë rrahur një person në Rahovec.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në vreshtat e “Stone Casle”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, dy të pandehurit e kishin sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime në mushkëri dhe në kokë.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa më pas raportohet se i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandim të mjekëve u dërgua në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit