9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Arbër Rexhaj: 90% e administratës komunale janë militantë të PDK’së

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes në Prizren, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se 90 për qind e administratës komunale të Prizrenit janë të punësuar militantë të PDK’së. .

“Afër 90% në administratën komunale janë të punësuar militantë të PDK’së”, ka thënë Arbër Rexhaj.

Derisa Zafir Berisha tha se më vjen keq që nuk kam punësuar më shumë militantë të Nismës, Rexhaj tha se po tregohet i sinqertë duke premtuar se militantët e Nismës do të punësohen.

“Berisha po bën humor mirëpo u tregua i sinqertë duke ju premtu të tjerëve me ardhë në partinë e tij sepse Nisma punëson militantë”, ka theksuar Rexhaj.

“Dihet se Drejtoria e Arsimit, drejtorët e shkollave, janë të gjithë politizuar dhe kanë lidhje të drejta me PDK’në”, shtoi Rexhaj.

Më Shumë

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Lajmet e Fundit