Prizreni së shpejti me një produkt i ri turistik

Prizrenit së shpejti do t’i shtohet edhe një produkt i ri turistik që i përket turizmit malor dhe aventurier.

Punimet për ndërtimin e shtegut “Via Ferrata” kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe projekti pritet të jetë i gatshëm gjatë muajit tetor të këtij viti.

Deri më tani kanë përfunduar punimet në rreth 300 metra, nga i gjithë shtegu që është paraparë të jetë me gjatësi deri në 500 metra. Përveç shtegut të Via Ferrata për ngjitje malore, parashihet edhe ndërtimi i urës tibetiane mbi lumin e Lumbardhit që mundëson qasjen nga rruga për në shteg.

Ky projekt po realizohet në partneritet mes Komunës së Prizrenit, PPSE Program Swisscontact dhe SHB “SHARRI”, si dhe në bashkëpunim me klubin e ngjitjes Marimangat.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit