6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Tragjedia në Bavari, ky është i dyshuari për vrasjen e Fatos Lumit nga Suhareka

Fatos Lumi ka vdekur dhe Haki Lumi vëllai i tij nga Suhareka ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” Fatos Lumi dyshohet se është vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim G., i cili tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.

Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat.

Ndërkohë, i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjarë të vëllezërve Lumi.

Ndërkohë, fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se viktimat kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.

“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit R., i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.

Sipas informacioneve të Gazetës Express viktimat dhe i dyshuari për vrasjen kanë lidhje familjare mes vete. /GazetaExpress/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Lajmet e Fundit