Tubim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë në Atmaxhë
Ishin të ngushta ambientet e shkollës së fshatit Atmaxhë, për t’i zënë anëtarët dhe simpatizantët e disa fshatrave të Vërrinit, në pritjen e ngrohtë dhe të sinqertë të kandidatëve për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së.
Gatishmëria e qytetarëve të Atmaxhës, Kobajës dhe Vlashnjës për ta përkrahur vizionin e PDK-së, përkatësisht kandidatët e PDK-së. Në prani të qindra vrrinasëve Luljeta Veseli – Gutaj, pasi ka falënderuar bashkëvendësit e Ministrit të Kulturës z. Gashi për pritjen e ngrohtë ka theksuar se vizioni i PDK-së është vizion më serioz, të cilit vizion nuk i mungon as guximi e as përkrahja e ndërkombëtare. Ajo në fjalën e saj, ka theksuar se vota për PDK-në më 6 tetor e fuqizon edhe më shumë PDK-në në rrugën drejtë forcimit dhe ndërtimit të shtetit. “Me PDK-në pushtet dhe me Kadri Veselin Kryeministër Kosova do të jetë më e sigurt, do të jetë më e përkrahur dhe do t’i ketë dyert e hapura në të gjitha organizmat ndërkombëtare.”
Ndërsa prof. Kadri Kryeziu, ka theksuar rolin sakrifikues të njerëzve që e themeluan dhe e rritën PDK-në deri në këtë shkallë sa sot faktori ndërkombëtarë ta njoh si forcë të vetme serioze, tek e cila ka besim se mund t’i shty përpara proceset demokratike mbështetur në kërkesat ndërkombëtare. Zëri i vetëm në organizmat ndërkombëtar, që dëgjohet dhe respektohet është PDK-ja, prandaj edhe ne si kandidatë të kësaj partie kemi guxim që me gojën plot ta kërkojmë besimin tuaj , që më 6 tetor ta përkrahni dhe ta votoni PDK-në.
Bear Berisha djali i Heroit të Kosovës Xhevat Berisha, pasi ka treguar arsyet e kthimit të tij nga Austria, ai ka theksuar se rinia mund t’i mbështes shpresat vetëm në PDK-në se mund t’u sigurojë ardhmëri të shëndetshme dhe të sigurt në Kosovë. Ky mision i PDK-së duhet të vlerësohet dhe të përkrahet në mënyrë masovike, sepse ardhmja e vendit është tek rinia jonë e rinia jonë nëse nuk qëndron në Kosovë, atëherë as Kosova nuk do të ketë të ardhme të mirë. Sigurimin e jetës më të mirë në Kosovë e garanton vetëm PDK-ja, prandaj kërkoj nga të gjithë që në mënyrë masovike ta përkrahni dhe ta votoni PDK-në.
Më duartrokitje të gjata është pritur fjala e Kujtim Gashit, Ministër në detyrë, i cili së pari ka falënderuar Kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren z. Shaqir Totaj, i cili po e udhëheqë me shumë përgjegjësi Degën e PDK-së në Prizren. Ai më pas para vendasve të tij ka theksuar se të gjitha të mirat që i kanë gëzuar banorët e Vërrinit dhe në përgjithësi të fshatrave të Prizrenit, i kanë përfituar në kohën e qeverisjes së PDK-së. Prandaj me gojën plot kam arsye që ta kërkojmë besimin tuaj për 112 për PDK-në, sepse vota për PDK-në është votë për integrime evropiane, – ka përfunduar fjalën e tij Kujtim Gashi.
Me një fjalë rasti të pranishmëve të shumë ju ka drejtuar edhe Shaqir Totaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prizren dhe kandidat, i cili para të pranishmëve ka thekuar: “ Puna e madhe e PDK-së sa ka qenë në qeverisje ka ndikuar që sot të jemi këtu së bashku dhe ballëhapur para jush për ta kërkuar besimin për njerëzit tuaj, që kanë punuar e që do të punojnë për të mirën e vendit. Andaj, orientimi i juaj i drejtë për ta votuar PDK-në është orientim që duhet përgëzuar. Duke ju parë juve kaq të entuziazmuar, që sot marr guximin t’ua uroj fitoren bindëse të PDK-së, – ka përfunduar Totaj.
Tubim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të fshatrave të Lumbardhit
në orët e mbrëmjes nën tingujt e gurgullimës së Lumbardhit, kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, mbajtën tubim elektoral me banorë të fshatit Mushnikovë. Para të pranishmëve, fillimisht banorëve iu drejtua udhëheqësja e një ndërmarrje ekonomike kandidatja Ymran Fusha, e cila në fjalën e saj ka theksuar arsyet pse ajo është në listën e PDK-së për të garuar për deputete është respekti dhe vizioni shumë i qartë i liderit të PDK-së zotëri Kadri Veselit për zhvillimin ekonomik, për mënyrën se si e sheh ai që Kosova të ecë përpara përmes bizneseve të vogla dhe përkushtimin e tij ndaj bizneseve që t’i dalë në ndihmë sa herë që kanë nevojë. Fusha, ka kërkuar nga banorët e Mamushës që të votojnë për PDK-në e jo për partitë tjera, të cilat jo vetëm se nuk interesohen për fatin e Kosovës, por mundohen që me çdo kusht ta na izolojnë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të
Në anën tjetër Prof. Kadri Kryeziu, pasi foli për rëndësinë e arsimit, sfidat e banorëve të Mushnikovës, që kanë nisë mësimin në gjuhën shqipe që nga vitet 70, ai theksoi se shumë të rinj nga Mushnikova sot janë në mesin e kuadrove të rralla që Kosova. “Arsimi është e vetmja mundësi e integrimit në një shoqëri, ashtu siç është Kosova që mund të integrohet në Evropë vetëm përmes PDK-së dhe për këtë qëllim, nuk duhet të mungojë as vota e juaj për PDK-në.” Në fakt, ju çdo herë keni votuar për PDK-në, sepse e keni kuptuar me kohë se cila forcë politike është forca e ndryshimeve, por këtë herë kërkojmë nga ju që të ndikoni edhe tek të tjerët që nuk kanë votuar për ne e të votojnë, sepse PDK-ja është e vetmja forcë politike e shpresave të Kosovës.
Shaiqr Totaj, kryetar i Degës së PDK-së dhe kandidat për deputet në radhët e PDK-së, pasi ka falënderuar banorët e Mushnikovës, që çdo herë kanë qenë me PDK-në, ka theksuar se nuk duhet të besojnë në mashtrimet e atyre partive politike që mundohet me anë të gënjeshtrave të përfitojnë votën e juaj, që në fakt nuk e meritojnë. Jo për shembull sot, e dinë se ne forca e integrimit të Kosovës jemi me ju këtu, ata e ndalin rrymën, ndërsa nesër do të vijnë e të shtiren se gjoja janë me juve dhe kurrë më nuk vijnë për të ju pa. Totaj, në vazhdim ka folur edhe për integrimet Evropiane, për listën e kandidatëve të PDK0-së, për guximin e Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës dhe ka veçuar:
“Pa e votuar partinë e shpëtimit 112, Kosova nuk mund të integrohet dhe nuk mund të përkrahet nga ndërkombëtarët, ndërsa në anën tjetër ne me fuqizimin e PDK-së nuk i lëmë miqtë tanë ndërkombëtarë që të zhgënjen nga Kosova, që bënë aq shumë për ne, dje në luftë dhe sot që po e bëjnë në paqe. Andaj, voto 112, votoni Partinë Demokratike të Kosovës, votoni forcimin e shtetit.” – ka përfunduar Totaj.
Populli i Mushnikovës, ndonëse në errësirë u zotuan se do ta votojnë domosdoshmërish PDK-së, sepse sa ka qenë PDK0ja në pushtet Mushnikova dhe në përgjithësi Lumbardhi ka qenë e privilegjuar, ndërsa sot është e përbuzur dhe ende pa e përfunduar një gjysmë pune ndërrimin e kulmit donë ta përurojnë vetëm e vetëm për të thënë se kanë bërë diçka, thanë disa banorë që ishin në tubim.
Rinia Demokratike në Prizren zë i fuqishëm i fitoreve të mëdha të PDK-së
Në një takim argëtues Rinia Demokratike e Prizrenit pritën kandidatët e PDK-së nga ky qytet. Në fillim të këtij takimi Adrit Krasniqi, kryetar i Rinisë Demokratike ka theksuar se të rinjtë prizrenas më shumë se kurrë janë të interesuar që fitorja e PDK-së në Prizren të jetë sa më bindëse. Ne të rinjtë e shohim zgjidhjen e problemeve tona në PDK-në, pasi partitë tjera u munduan që punën e PDK-së ta shantazhojnë dhe shkuan deri në ekstrem që ta mbyllin universitetin, por shpresa se studentë do të regjistrohen nga viti i ardhshëm, sepse Universiteti i Prizrenit është vepër e PDK-së dhe për këtë rinia do ta mbështes masovikisht PDK-në. Andaj, ne të rinjtë prizrenas më shumë se kurrë kemi të drejtë ta përkrahim dhe votojmë PDK-në, sepse është parti e kthimit të krenarisë së studentit, të rinisë dhe të qenit prizrenas, të qytetit ndër më të bukurit në botë.
Në emër të kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës, të rinjëve iu drejtua Shaqir Totaj, i cili duke veçuar angazhimin e Kadri Veselit për të rinjtë, ka theksuar se “Vizioni i PDK-së nën udhëheqjen e Kadri Veselit, është që të rinjve t’u sigurohet jeta me standarde evropiane në Kosovë dhe të mos marrin rrugën e largimit. Me PDK-në në qeverisje, të rinjtë do të kenë shkollim të dinjitetshëm, shëndetësi dhe mundësi të punësimit , sepse duke i përkrahur të rinjtë e përkrahim Kosovën”.
Zotëri Totaj, në fjalën e tij ka theksuar se për dëshmi e kemi faktin se në listën e PDK-së janë 65 kandidatë të ri, që garojnë për herë të parë, gjë që nuk e kanë partitë tjera. Andaj, me entuziazmin tuaj, marr guximin, që t’ua uroj fitoren e PDK-së, që sonte.