Dalja e qytetarëve nëpër komuna deri në orën 15:00, Prizreni me daljen më të ulët

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 15:00 kanë dalë rreth 30 për qind e numrit të përgjithshëm.

Në shtatë komunat e mëdha të vendit, në pjesën e dytë të ditës është vërejtur fluks më i madh i votuesve për dallim nga dalja që ishte deri në orën 11:00.

Komuna me daljen më të lartë të qytetarëve në votim është Prishtina me 36.86% ndërkaq ajo me daljen më të vogël është Prizreni me 24.27%, shkruan Telegrafi.

Grafika e daljes së qytetarëve në zgjedhje në shtatë komunat deri në orën 15:00:

Gjakovë 25.72%


Gjilan 29.84%


Mitrovicë e Jugut 29.02%


Pejë 28.22%


Prishtinë 36.86%


Prizren 24.27%


Ferizaj 28.17%

Për të parë daljen në zgjedhje për të gjitha komunat, mjafton të vizitoni ballinën e Telegrafit dhe ne krye të saj keni grafikun me statistika. /Telegrafi/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit