15 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Thaçi konfirmon ardhjen e Dacicit në Kosovë

Thaci7-03Qeveria e Kosovës, zyrtarisht ka pranuar kërkesën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, për ta vizituar të shtunën Manastirin e Graqanicës. Sipas kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, vizitat me karakter religjioz duhet të lejohen.

Kryeministri Thaçi ka thënë se në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, që është në proces të zbatimit të saj parashihet lëvizja e lirë e cila duhet të respektohet nga të dyja vendet dhe e cila sipas tij është vlerë njerëzore që duhet të respektohet si nga Kosova, po ashtu edhe nga Serbia dhe të gjitha vendet e rajonit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës zyrtarisht ka pranuar kërkesën për një vizitë të karakterit religjioz nga kryeministri i Serbisë në Manastirin e Graqanicës për ditën e nesërme. Pra, është një kërkesë e kryeministrit të Serbisë për të vizituar Manastirin në Graqanicë dhe kjo vizitë ka karakter religjioz”, ka thënë Thaçi.

I pari i Qeverisë, ka thënë se dikush mund ta shfrytëzoj këtë vizitë, për ta sulmuar Qeverinë dhe atë personalisht, pasi që është edhe kohë fushate. Por, ai ka thënë se nuk do të ndikohet nga sulmet që mund të ndodhin dhe që kanë për qëllim fushatën ditore, transmeton KP.

“Në të njëjtën kohë unë jam shumë i vetëdijshëm se dikush në këtë proces elektoral mund ta shfrytëzoj që ta sulmoj edhe Qeverinë edhe mua personalisht si kryeministër për lejimin e kësaj vizite me karakter religjioz të kryeministrit të Serbisë në Manastirin e Graqanicës. Sidomos këto sulme mund të ndodhin tash në kohën e fushatës elektorale por unë si kryeministër i Republikës së Kosovës edhe një herë nuk do të ndikohem nga këto sulme elektorale që kanë qëllime ditore. Ne mbi të gjitha mbi qëllimet elektorale duhet ta shohim interesin e shtetit dhe gjithë qytetarëve të vendit”, ka theksuar kryeministri.

Ndryshe, Thaçi ka thënë se jemi popull i civilizuar dhe modern dhe duhet të kemi mirëkuptim për çështjet religjioze. Lejimi i kësaj vizite sipas Thaçit dëshmon se Kosova është e gatshme për rrugën drejt BE-së.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej...

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

Vedat Muriqi është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe për një dekadë prej lojtarëve më të rëndësishëm. Muriqi është...

Lajmet e Fundit