LDK-ja në Malishevë ka mbajtur tubim elektoral me banorët e Turjakës.Të pranishëm në këtë tubim ishin anëtari i Kryesisë Qendrore dhe deputeteti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Naser Osmani, deputeti Hashim Deshishku, kryetari i Degës Januz Kastrati si dhe kandidati për Kryetar Komune Salih Morina.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari Degës Januz Kastrati. Ai tha se ndihet shumë mirë në mesin e bashkëvendasëve të tij, të cilët ishin të shumtë në numër.
Kastrati theksoi se LDK-ja në Malishevë ka kandidatin më të mirë për kryetar të Komunës nga të gjithë të tjerët, që është Salih Morina. “Me Salih Morinën, Malisheva do të ndërrojë kahëjen e rrugës së vet drejtë zhvillimit ekonomik, uljes së papunësisë, arsimit cilësorë, shëndetësisë efikase dhe jetës më të mirë për të gjithë”, tha Kastrati
Ai mohoi se LDK-ja ka marrëveshje me subjektet e tjera politike. “Zërat që po shpërndahen kinse LDK-ja ka marrveshje me ndonjë subjekt tjetër politikë janë gënjeshtra të kulluara dhe me motive të ulta politke. Ne i kemi hyrë garës të vetëm dhe jemi të sigurtë se me 3 nëntor Salih Morina do jetë kryetar i Komunës së Malishevës pa balotazh”, tha Kastrati.Anëtari i Kryesisë Qendërore dhe deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Naser Osmani tha se në Malishevë ka ardhur për t’i dhënë përkrahëje kandidatit Salih Morina.
“Kjo qeverisje komunale ka qenë degradim i institucioneve dhe jetës së qytetarëve në përgjithësi, prandaj jemi këtu që t’i themi stop Kilajve dhe Kiliqave, sepse Salih Morina do të jetë kryetar komune me 3 nëntor”, tha Osmani.
Kandidati për kryetar të Komunës, Salih Morina tha ndërka se ka ardhur koha e ndryshimeve në Malishevë. “Ka ardhë koha për ndryshime dhe ky ndryshim jam unë” tha Morina .
Ai u shpreh i bindur se LDK-ja në këto zgjedhje futet për t’i fituar ato pa balotazh. “Ne jemi shumë më të mirë se të tjerët, sepse jemi vazhdues të filozofisë politike të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova”./PrizrenPress.com/