13.6 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Dy burrave e një gruaje, vrasës monstruoz nga Suhareka, 57 vjet burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M.A. dhe R.A. që të dy nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Derisa aktgjykim dënues është shpallur edhe ndaj të akuzuarës me iniciale R.B. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale shtytje në vrasje të rëndë. Si dhe të akuzuarit me iniciale F.F. për shkak të ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

I akuzuari me iniciale M.A. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë ) vite.

I akuzuari me iniciale R.A. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka liruar nga akuza.

E akuzuara me iniciale R.B. nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite.

I akuzuari me iniciale F.F nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite.

“Sepse me datën 06.10.2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan KK-Suharekë, të akuzuarit vëllezër në mes vete në bashkëkryerje me marrëveshje paraprake me dashje direkte, ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit me iniciale A.B. në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës me iniciale R.B. me bashkëshortin e saj me iniciale A.B. duke qenë të shtytur nga e akuzuara me iniciale R.B. ditën kritike i akuzuari me iniciale M.A. duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. në fshatin Peqan, rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, së pari e kanos me armë e më pas ia lidh duart viktimës me iniciale A.B. duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij, dhe më pas ia lidh edhe këmbët dhe largohet nga shtëpia në fjalë, duke e dërguar të njëjtin – viktimën në një vend të panjohur ku ishte duke e pritur i akuzuari me iniciale R.A. dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pambrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit dhe më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psiqike, viktimës ia vënë zjarrin, duke i shkaktuar dhimbje dhe shkaktime vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë vdekjen e tij të cilin më pas e hedhin në një gropë dhe e mbulojnë me dhe, pas së cilës largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit