Një muaj paraburgim ndaj një burri në Prizren për pengim të personit zyrtar

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) dite, ndaj të pandehurit me iniciale Y.K nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 14.11.2019.

Tutje në komunikatë thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 15.10.2019, rreth orës 20:50 minuta, në afërsi të stadiumit “Përparim Thaqi”, në Prizren i pandehuri me dashje e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu që zyrtarët policorë, të dëmtuarit me iniciale L.TH dhe S.R., kanë vërejtur automjetin e markës “Fiat Punto”, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të së cilës veturë ka qenë i pandehuri dhe gjatë kontrollimit të veturës, zyrtarët policorë kanë vërejtur një aromë të narkotikut dhe pas kontrollimit është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e llojit “marihuanë”.

Pas kësaj i pandehuri i drejtohet zyrtarëve policorë me fjalë kërcënuese, pastaj e kap personin zyrtar me iniciale L.TH. duke e penguar në kontrollimin e mëtejmë të automjetit, pas së cilës zyrtarët gjatë arrestimit, i pandehuri ka rezistuar, ku si rrjedhojë e mosbindjes ndaj urdhrave të policisë dhe përkundër rezistencës së tij, i njëjti nga ana e policisë arrestohet.

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit