Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

 

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit. I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prizren, i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin.

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit