Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj personit të dyshuar për sulm fizik ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore, Atnor Skoro.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i gjykatës
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.RR., nga fshati Kobaj Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 31.11.2019.
Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me datë 30.10.2019, rrethë orës 13:00, në rr.”Remzi Ademaj” në Prizren, i pandehuri me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare të dëmtuarin me iniciale A.S. për shkak se ndaj të pandehurit më parë ishte zhvilluar një procedurë penale, ku i dëmtuari në këtë rast kishte përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, i pandehuri që nga ajo kohë vazhdimisht e kishte përcjellur të dëmtuarin duke menduar se lënda ishte e prokurorit në fjalë, deri në momentin që ditën kritike në datën e lartcekur përderisa i dëmtuari ishte duke u kthyer nga pauza për në punë i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm dhe me grusht e godet në anën e majtë të kokës me q rast si pasoj e goditjes i dëmtuari me iniciale A.S pëson lëndime trupore të konstatuar sipas raportit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit.