Prizren/ 1 muaj paraburgim personit që sulmoi shtandin e peticioneve kundër hidrocentraleve

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar 1 muaj paraburgim të pandehurit me iniciale V.B., nga Prizreni, për shkak se i njëjti dyshohet ta ketë sulmuar shandin në Prizren ku zhvillohej peticioni kundër hidrocentraleve.

Me këtë rast, i dyshuari ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Gjykata thotë se V.B. dyshohet se “me datë 31.10.2019, rreth orës 13:10, saktësisht në sheshin ‘Shatërvan’, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit kanë qenë të vendosur në vendin e lartcekur me një tendë duke mbledhur nënshkrime për një peticion kundër hidrocentraleve në lumenj, i pandehuri me dashje i ka sulmuar të dëmtuarit dhe i ka kanosur me fjalët ‘ikni prej këtu se këtu është vendi ku parkohet treni’ si dhe ‘ka me ju vra’. Po ashtu me këtë rast ia ka dëmtuar objektin montazh dhe mjete të përshtatshme siç janë shkopi i bejsbollit dhe me një thikë, më pas ju drejtohet të dëmtarëve për t’i goditur, por ndalet nga disa kalimtarë të rastit dhe nuk arrin që t’i godas të njëjtit”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2019.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit