Asgjësohen gjashtë ditarë të një shkolle në Prizren

Gjashtë ditarë të një shkolle në Prizren janë “avulluar” gjatë ditës së djeshme. Për këtë rast, tashmë janë identifikuar dy të dyshuar, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë asgjësuar gjashtë (6) ditarë të shkollës. Njësitet policore kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Express

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit