Gjimnazi “Loyola“ dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti“ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të mësimdhënies e mësimnxënies, është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në mes Gjimnazit “Loyola“ në Prizren dhe Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti“.

Kjo marrëveshje, që njëkohësisht thellon bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve, u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prizrenit, prof.dr.Ismet Temaj dhe drejtori i Gjimnazit “Loyola“, Neki Jahaj.

Bazuar në marrëveshjen e arritur sot, studentët e Universitetit të Prizrenit të vitit të katërt të Degës Gjuhë Gjermane, do të kenë mundësi të hospitojnë në orët mësimore në Gjimnazin “Loyola“, në kuadër të praktikës profesionale, e paraparë me programin studimore universitar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dr.Xhafer Beqiraj, prodekan i UPz-së, prof.dr.Izet Maksutaj, profesor ordinar në UPz dhe prof.dr.Ilir Krusha,shef i katedrës së gjermanishtes dhe Sabine Hasanbegoviq, lektore e OAD-së nga Austria.

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit