Miratohen pikat e mbetura të Kuvendit të Prizrenit

Kuvendi mban vazhdimin e mbledhjes, miratohen pikat e parapara në rend dite

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka vazhduar me pjesën e mbetur të mbledhjes së VIII (tetë) të rregullt për vitin 2019, e cila ishte shtyer për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan katër pikat e mbetura të rendit të ditës, të cilat njëkohësisht edhe u votuan për t’u miratuar.

Kuvendi me këtë rast miratoi Rregulloren 04/2019 për transparencë komunale, e cila është rishqyrtuar sipas rekomandimeve të MAPL-së, ndërkaq më pas u miratua edhe propozim-vendimi mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale, planprogrami trevjeçar për banim dhe raporti për llogaritë e arkëtueshme, verifikimi dhe inkasimi i tyre.

Për këtë të fundit, gjithashtu u propozua që pas gjashtë muajsh të prezentohet në Kuvend edhe raporti rreth zbatueshmërisë së rekomandimeve të daluara nga ky raport.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit