Vjedhja spektakolare e druve në Prizren(Video)

Dukuria e vjedhjes është përhapur gjithandej nëpër Kosovë. Cak i hajnave janë kryesisht objektet ku supozohet se ka para apo gjëra me vlerë. Por, një vjedhje sa e shëmtuar po aq edhe qesharake ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Rreth orës 18:00 në lagjen “Bazhdarhane” pikërisht në vendin ku shiten drutë, hajnat kishin planifikuar një vjedhje spektakolare të druve të shkurtuara.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si një furgon afrohet afër kamionit që shet dru dhe nga aty hap derën një femër dhe zgjat dorën dhe i merr drutë e shkurtuara që gjendet në kamion.

Nga ajo që shihet në video, hajnat mund të kenë marrë jo më shumë se një “kaftorr dru”, por megjithatë ata këtë operacion e kryejnë me “sukses” pa u hetuar nga pronari i kamionit.

Pas operacionit, hajnat ikin nga vendi i ngjarjes dhe të vetmen gjurmë që lanë janë incizimi i kamerave./Indeksonline/

 

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit