Australi, vijojnë zjarret masive, gjendje emergjente në New South Wales

74569Zjarre të mëdha kanë përfshirë shtetin New South Wales, në pjesën lindore të Australisë teksa gjendja pritet të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim. Moti i nxehtë dhe erërat e forta pritet që t’i nxisin edhe më shumë flakët.

Kryeministri i New South Wales ka deklaruar gjendje emergjente të vendit ditën e dielë dhe disa zona po evakuohen. Parku nacional “Malet Blu” në perëndim të Sidnejt është vendi që është përfshirë më shumë nga flakët dhe që gjendet ende jashtë kontrollit.

Rreth 200 shtëpi janë shkatërruar dhe qindra banorë kanë mbetur të pastrehë. Deri më tani është raportuar vetëm një viktimë, i cili sipas mediave të huaja ka gjasa të ketë pësuar atak teksa përpiqej të mbronte shtëpinë e tij.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit