Sot zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

Sot zbulohet busti i dëshmorit të kombit Reshat Çoçaj.

Zbulimi bëhet në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në fshatin Gjonaj të Hasit, ora 11:00.

Busti është financuar nga familjarët, ndërsa të pranishëm në zbulimin e tij, do të jenë përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, shkruan “PrizrenPress”.

“Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit”, njofton OVL në Has.

Anëtarët e SHKA “Malësori” nga Gjonaj do ta japin një program artistik.

Zbulimi i bustit të dëshmorit Reshat Çoçaj bëhet në kuadër të festave të Nëntorit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit