Historia e vajzës nga Malisheva: U raportua si e zhdukur, gjendet në Deçan me të dashurin

Në muajin nëntor të këtij viti një familje nga Malisheva e kishte raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij.

Viktima kishte dal nga shtëpia pa lënë gjurmë rreth orës 21:30 të 21 nëntorit të këtij viti.

Policia në bashkëpunim me ekipet e tjera kanë filluar punën hetimore rreth këtij rasti. E pas tre ditëve, vajza në fjalë është gjetur shëndosh e mirë në Deçan.

Aty kjo vajzë sipas policisë, kishte shkuar me të dashurin e saj.

“Malishevë, 21.11.2019-21:30. Lidhur me rastin e raportuar, pas një pune operativo hetimore policore si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës e cila është gjendur në Deçan së bashku me një mashkull K/Shqiptar që ishin në lidhje”, deklarojnë nga policia.

E gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj./GazetaExpress/

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit