Shpëton NISMA, veç 30 vota mbi prag

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1508 vendvotimeve me vendim të PZAP’së. Nga rezultatet e nxjerra pas rinumërimit, Nisma Socialdemokrate po thotë se e ka kaluar pragun

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e Nismës, të cilët kanë thënë se pas rinumërimit Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt e ka kaluar pragun për 30 vota.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit