Prizreni përballet me mungesë të vaksinave kundër gripit sezonal

Kujdesi parësor shëndetësor i Prizrenit ende nuk është furnizuar nga niveli qendror me vaksinat kundër gripit sezonal, kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë komunalë.

Sipas tyre, kjo situatë ka bërë që të ketë shumë ankesa nga pacientët. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se kanë porositur vaksinat përkatëse dhe se ato pritet të arrijnë në Kosovë në ditët e para të muajit dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka theksuar se kujdesi parësor shëndetësor me vaksina kundër gripit sezonal furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dhe se deri më tani ato nuk janë shpërndarë nga niveli qendror.

Ai ka sqaruar se vitin e kaluar Prizreni kishte pranuar 5.300 vaksina kundër gripit sezonal dhe se vaksinimi kishte filluar në muajin tetor. “Sivjet planifikimi është për 5.500 doza, por mbetet të shihet se a do të furnizohemi dhe kur do të furnizohemi me to.

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit