13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Në 90-vjetorin e vrasjes/ Në Zym të Hasit u organizua sesioni shkencor për Atë Shtjefën Gjeçovin

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” (Prishtinë) dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” (Zym) kanë organizuar dje sesionin e veçantë shkencor “Atë Shtjefën Gjeçovi 1874-1929”, në 90-vjetorin e vrasjes të këtij atdhetari, kleriku e krijuesi shumëdiemensional. Sesioni u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Drejtuesi i Shoqatës “Trojet e Abrit, Nue Oroshi, shplaosi një kronologji të veprimatrive të kësaj Shoqate, ndërsa Frrok Kristaj, foli për veprimtaritë zhvilluara rreth figurës së Gjeçovit në Zym. Një fjalë përshëndetëse e mbajti Gjet Ndoj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të kulturës në Ministrinë e Kulturës (Shqipëri). Në këtë sesion morën pjesë studiues nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora.

Kumtesat e tyre i lexuan studiuesi e shkrimtari Prend Ndue Buzhala, prof. dr. Anton Nikë Berisha, prof. dr. Zeqir Kadriu, Xhemal Meçi, msc. Ermonda Foniqi, Leonora Berisha, dr. Rovena Vata, Enver Sulaj, dr. sc. Besim Muhadri, mr. sc. Rezehana Hysa, Murat Ajvazi, Frrok Kristaj, mr. sc. Nue Oroshi, dr. sc. Besim Morina, dr. sc. Nexhat Çoçaj, dr. Zog Çoçaj, dr. sc. Nikollë Loka, Mark Palnikaj, Mikel Gojani, Pal Canaj etj.

Në vazhdim u përuruan dy vepra për Atë Shtjefën Gjeçovin: “Aliajt e Kryeziut (Pukë), paraardhës të Gjeçovit”, shkruar nga Tonin Alija, për të cilën vepër ligjëroi Alfred Uka dhe “Të pathënat për Gjeçovin”, ku ligjëruese ishte dr. Rovena Vata.

Në hapësirat ku u umbajt kjo veprimtari shkencore qëndroi e hapur edhe ekspozita e Frrok Kristajt “Gjeçovi në fotografi”, e cila do t’i dhurohet Shtëpisë së Gjeçovit në Zym. Poashtu, u përkujtuan dy personaliete shkencore që u danë prej nesh (në kohën midis dy sesioneve, mr.sc.Mehmet Gjoshi dhe dr. Riza Sadiku, kurse mbi varrin e Gjeçovit u vendosën lule dhe u bënë nderime./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Nis krasitja e pemëve e bimëve dekoruese në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për krasitjen e pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha pjesët e qytetit. Sipas njoftimit, këto ndërhyrje po bëhen...

Lajmet e Fundit