19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Koordinatori Hoti takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë Ça?r? Sakar

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport u prit në takim nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Ça?r? Sakar.

Në takim u diskutua rreth procesit të Garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik, garave Nacionale të Diturisë dhe Sportit.

Ambasadori u njoftua në detaje me të arriturat dhe sfidat gjatë procesit të garave, njofton Klan Kosova.

“Ne përmes Programit Nacional për Rininë iu kemi mundësuar të gjitha komuniteteve që të përfshihen në procesin e garave sepse njëri nga dy parimet bazë të programit është gjithëpërfshirja. Ne kemi të angazhuar nënkoordinatorin nga komuniteti turk, ngaqë pjesëmarrja e këtij komuniteti ka qenë e jashtëzakonshme. Nga ky komunitet kemi pasur fitues edhe në nivelin republikan ngase në garat e mbajtura në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe garat e Diturisë kemi pasur 44,723 nxënës fitues të vendeve të para për të gjitha nivelet. Ka qenë befasi e bukur sidomos në garat e Kreativitetit pasi që nxënësit me krijimet e tyre paraqisnin edhe kulturën, traditën dhe mënyrën e veshjes kjo e ka bërë garën më të larmishme. Më gjithë vështirësitë dhe sfidat që kemi pasur, kemi arritur të përmbyllim një projekt të jashtëzakonshëm”, tha Koordinatori Hoti duke kërkuar nga ambasadori që të përkrahë financiarisht garën në nivelin shkollor.

Ambasadori Sakar tha që Kosova është shtet i veçantë për ata.

“Ju falënderojmë për informatat e dhëna dhe ne pas studimit që do t’i bëjmë këtij projekti do ta shohim mundësinë që ta përkrahim edhe financiarisht”.

Koordinatori Hoti dhe ambasadori Sakar u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen rreth procesit të garave si të shohin mundësitë për përkrahje.

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit