15.3 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

LDK: Pagarusha e Malishevës përkrah Sali Morinën

pagarushaPagarusha e Malishevës u zotua se më 3 nëntor do t’ia sigurojë fitoren Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryetar komune, Sali Morinës. Kështu thuhet në kumtesën e LDK-së.

Deputetja Vjosa Osmani, anëtare e Kryesisë qendrore të LDK-së, u shpreh e sigurt se më 3 nëntor qytetarët e Pagarushës do t’i festojnë dy fitore: atë të Sali Morinës, kryetarit të ardhshëm të Malishevës, si dhe të Eqrem Kryeziut në Prizren, i cili është i lindur në Pagarushë.

Ajo tha se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pushteti do t’u kthehet qytetarëve, ata që do të vendosin për buxhetin e kësaj komune dhe për projektet që do të realizohen.

“LDK-ja do t’i trajtojë të gjithë qytetarët njësoj, pa i diskriminuar, dhe kjo përkrahje masive po dëshmon se LDK-ja po rikthehet fuqishëm”, theksoi ajo. Duke diskutuar me pjesëmarrësit rreth kërcënimeve që po u bëhen atyre nga partia në pushtet rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, Osmani.

Duke shpalosur projektet dhe programin e tij para pjesëmarrësve në Pagarushë, kandidati për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Sali Morina tregoi se programi tij është hartuar bashkë me qytetarët dhe si i tillë do të realizohet nga ai si kryetar komune dhe kuvendi komunal, i cili do të ketë shumicë asamblistët e LDK-së.

“Kryetari Mustafa ka premtuar se Malishevën do ta trajtojë njëjtë sikur Prishtinën, prandaj mos u besoni atyre që thonë se Mustafa nuk vjen në Malishevë. Përkrahja e tij në tubimin që u mbajt para disa ditësh, si dhe përkrahja e vazhdueshme nga Kryesia Qendrore e LDK-së tregojnë se Malisheva do të jetë ndër prioritetet e Qeverisë së LDK-së”, theksoi Morina.

Ai përmendi projektet e planifikuara për Pagarushën dhe fshatrat përreth, dhe u zotua se gjithnjë do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me qytetarët./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren ka njoftuar se, për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore dhe punimeve që...

Kosovarët s’i kanë faj Edi Ramës për dështimin

Nuk kanë faj turistët nga Kosova apo shqiptarët e Maqedonisë e diasporës për ndotjen e bregdetit shqiptar, siç i akuzon kryeministri i Shqipërisë. Shteti...

Lajmet e Fundit