Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit mohon pretendimet e PDK-së për parregullsi në arsim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka kundërshtuar pretendimet e PDK-së opozitare për parregullsi në arsimin parauniversitar të kësaj komune, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Drejtuesit e këtij dikasteri i kanë bërë thirrje partisë më të madhe opozitare që t’i gjejë shqetësimet reale me të cilat përballet arsimi në sikurse edhe kurajën për të ofruar mbështetje për kapërcimin e këtyre sfidave, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo çfarë kërkojmë nga partia më e madhe opozitare është që në daljet publike të ardhshme të gjejmë shqetësime reale, me të cilat përballet arsimi në Prizren, që për fat të keq ekzistojnë, dhe një pjesë e madhe e tyre janë të trashëguara edhe nga qeverisjet e kaluara. Kërkojmë të gjeni vullnet dhe kurajë për të ofruar mbështetje për t’i tejkaluar sfidat, me të cilat po përballet arsimi në Prizren dhe në të gjithë Kosovën”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi në përgjigjen e saj me shkrim.

Paraprakisht ajo ka komentuar një nga një pretendimet e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, për parregullsi në këtë sektor.

Thaçi-Vezgishi ka pohuar se konkursi për pranimin e mësimdhënësve është në proces dhe se do të përmbyllet në afat të shkurtër kohor.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit