Aksioni i inspektorëve të Prizrenit/ Largohet trafo elektrike dhe pjesa e kundërligjshme e një objektiti afarist

Drejtoria e Inspektorateve sot ka filluar aksionin e rrënim-largimit të trafos elektrike dhe të pjesës së kundërligjshme të një objekti afarist në ndërtim e sipër, i cili ndodhet në rrugën “William Walker”.

Ky aksion është realizuar pasi që investitori në fjalë nuk i ka përfillur vendimet dhe ndalesat që janë shqiptuar nga ana e Drejtorisë së Inspektoratit.

Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë edhe me pjesën tjetër të lirimit të hapësirave publike dhe të mbikëqyrjes permanente të ndërtimeve brenda qytetit të Prizrenit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit