Muharremaj takon familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me rastin e festave të fundvitit, ka takuar familjet e dëshmorëve, të cilëve u’a ka uruar këto festa me dëshirën më të mire, duke i falënderuar për kontributin e më të dashurve të tyre për lirinë e Kosovës.

Ai, gjatë takimit me familjet e dëshmorëve është shprehur:

“Sot i kemi takuar familjet e dëshmorëve për të shfaqë urimin më të mirë për festat”.

“Liria e sotme që po e gëzojmë është falë sakrificës së familjarëve të tyre, të cilët treguan se si nderohet atdheu”.

“Institucionet tona dhe secili prej nesh, duhet tu mbetet përherë mirënjohës.Lavdi e përjetshme dhe qoftë i paharruar kujtimi për ta”.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit