Vdes kompozitori Gjergj Kaçinari

Ka vdekur kompozitori prizrenas Gjergj Kaçinari. Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Klorinda Kaçinari përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 26 dhjetor 2019, kaloi në amshim bashkëshorti, tata dhe gjyshi jonë i dashur Gjergj Kaçinari. Të pikëlluar: bashkëshortja Greta, vajza Klorinda dhe nipi Justini”, ka shkruar ajo.Tutje ajo ka bërë të ditur se varrimi i Gjergj Kaçinarit do të bëhet të shtunën, më 28 dhjetor 2019.

“Mesha e Dritës do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në orën 13:00. Pas meshe, kortezhi do të niset për në varrezat katolike në Prishtinë. Varrimi në orën 14:00”, ka shkruar Klorinda Kaçinari.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit