16.7 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Suksesi i Vitit – Kombëtarja e Kosovës në futboll

Ky ka qenë një vit absolutisht i jashtëzakonshëm për sportin e Kosovës dhe natyrisht më së shumti për atë më popullor – futbollin.

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka pasur ngritjen më të madhe ndonjëherë.

Pas përfundimit me sukses të Ligës së Kombeve si lider i Grupit C në Ligën e Kombeve, Kosova ka pasur një kampanjë mbresëlënëse në kualifikimet për “Euro 2020”. Edhe pse gjithçka ka nisur me dy barazime me Bullgarinë e Malin e Zi, Kosova e ka shënuar fitoren e parë, historike garuese, duke e mposhtur Bullgarinë, në Sofje 2:3. Po kaq historike ishte edhe fitorja 2:1 kundër Republikës Çeke, kundërshtari më i fortë deri atëherë. Kosova e mposhti në Prishtinë edhe Malin e Zi, e ofroi spektakël në Southampton kur shënoi në minutën e parë me Valon Berishën, në humbjen 5:3 në një ndeshje spektakolare, ku Arijanet Muriq i mbrojti penallti Harry Kanet, raporton KTV.

Kosova i humbi shpresat për kualifikim direkt pas humbjes në Plzen nga Republika Çeke, e populli i Kosovës ofroi spektakël në pritjen e Anglisë, e cila na mposhti 4:0 në “Fadil Vokrri”.

Për pak muaj, Kosova luan gjysmëfinalen kundër Maqedonisë, për të kërkuar një vend në finale që mund ta çojë në Evropian.

Ylli i madh i Kosovës ka qenë sivjet Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer edhe me ekipin e tij, gjiganti turk, Fenerbahce. Një vit i jashtëzakonshëm ka qenë edhe për Milot Rashicën, i cili me golat për Werderin është shndërruar ndër yjtë kryesorë të Bundesligës gjermane.

Më Shumë

Remzi Ademaj-Kur rënia i jepë kuptim jetës

Më 15 gusht 1998 në fshatin Nashec ra në një pritë Remzi Ademaj - Komandant Petrit Kodra për të jetësuar idealet e trashëguara brez...

Gjyshi raporton të zhdukur mbesën dhe nipin në Nashec të Prizrenit

Një rast zhdukjeje është raportuar në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një gjysh ka njoftuar policinë se mbesa dhe nipi i tij janë larguar...

Thethi

Lajmet e Fundit