“Andy Ruiz ka shanse të shpallet sërish kampion bote”

Legjenda e boksit Evander Holyfield, mendon se meksikani Andy Ruiz Jr mund të bëhet sërish kampion bote në peshën e rëndë.Ruiz befasoi botën kur mundi Joshua me “KO” në duelin e parë dhe mori titujt kampionë bote në këtë Divizion. Tituj që më pas i la kur humbi revanshin me britanikun.

“Nëse dy boksierët do të zhvillojnë edhe një sfidë të tretë mes tyre Ruiz ka shumë gjasa të rikthehet kampion bote. I mjafton të bëjë disa modifikime të vogla në boksimin e tij. Është ende i ri dha ka shumë shanse të bëhet kampion, duke dueluar ndaj Joshua apo ndonjë tjetër”, tha Holyfield.

“Unë nuk i di planet e tij, të Joshua apo të boksierëve të tjerë. Titujt mund të ndryshojnë sërish duar dhe Ruiz mund të ketë shanse të duelojë sërish për to. Nëse i jepet mundësia, vë bast se ai do të shpallet sërish kampion bote”, u shpreh Holyfield.

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit