8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Dhjetë të vdekur nga shembja e ndërtesës në Kamboxhia

Së paku dhjetë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar pas shembjes së një ndërtese në Kamboxhia. Ndërtesa shtatëkatëshe u shemb të premten në qytetin bregdetar, Kep, rreth 160 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Phnom Penh.

Ky rast ndodhi vetëm gjashtë muaj pas shembjes së një ndërtese tjetër, kur në provincën Preah Sihanouk kishin vdekur 28 njerëz.

“Janë pesë trupa të pajetë që tashmë i kemi nxjerrë nga rrënojat dhe janë pesë të vdekur të tjerë që i kemi parë dhe që nuk kemi mundur t’i nxjerrim nga ndërtesa e shembur akoma”, tha kryetari i këtij qyteti, Ken Satha.

Ai gjithashtu tha se disa punëtorë, numri i saktë i të cilëve nuk dihet, kanë mbetur të ngujuar, duke shtuar se autoritetet i kanë ndaluar dhe i kanë marrë në pyetje pronarët e ndërtesës së shembur.

“Ekipet e emergjencës janë duke punuar ende për t’i larguar rrënojat dhe duke i prerë konstruksionet metalike për të gjetur më shumë njerëz”, shkoi kryetari në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Kamboxhia është duke e përjetuar një zhvillim të hovshëm në sektorin e ndërtimtarisë për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Më Shumë

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Lajmet e Fundit