11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Tetë vjet pa gjeneral Shaban Shalën

Sot bëhen tetë vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Shaban Shala rrjedhë nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, kurse gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturimin e saj. Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

I ndjeri po ashtu, ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala.

Më Shumë

Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit. Lajmin...

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Lajmet e Fundit