Pezullohen lundrimet nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas përshkak të motit të keq

Përkeqësimi i motit në ditët e para të vitit 2020 ka krijuar probleme për lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut, ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, pas kontakteve me kapitenerinë e portit të Barit, njofton se porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit italian.

Ndërkohë porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes së portit të Barit është ndaluar dhe nisja e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në portin e Barit.

Autoriteti detar kërkon mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe Durrësit, por pezullimi i lundrimeve bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në një mot të përkeqësuar të karakterizuar nga erë e fortë dhe dallgë të larta. /Top Channel

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit