Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovcë

Para pak minutave në qendrën e skijimit në Brezovicë një person ka rënë nga teleferiku.  Ai për momentin është transferuar për trajtim në spitalin e Ferizajt. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili ka marrë lëndime në kokë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se person gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar në spitalin e Ferizajit.

“Para një ore është raportuar se një person mashkull ka rënë aksidentalisht nga teleferik në Brezovicë. Policia e ka dërguar deri ne ambulancën e Shtërpcës ku i është dhënë ndihma e parë fillestare, sipas mjekëve gjendje e ti është stabile kuptohet ka lëndime dhe e kanë transportuar në emergjencën e Ferizajt”, ka deklaruar Gashi.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit