CIES publikon vlerat e lojtarëve, vetëm 20 e kalojnë shifrën e 100 milionë eurove

Observatori i futbollit CIES ka përfituar nga ndërrimi i viteve për të përditësuar listën me vlerën e futbollistëve, ku natyrisht që më i shtrenjti mbetet sulmuesi i Paris Saint Germain , Kylian Mbappe me një vlerë prej 265.2 milionë eurosh.

Në këtë renditje, janë plot 20 lojtarë, vlera e të cilëve e kalon shifrën e 100 milionë eurove dhe nga këta, vetëm dy janë pjesë e Serisë A, dhe bëhet fjalë për dy sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Vlera e argjentinasit është rritur ndjeshëm këtë sezon dhe aktualisht sipas CIES ai vlen 115.7 milionë euro, duke u renditur në vendin e 10-të, ndërsa Lukaku në vendin e 19-të me 100.2 milionë euro.

Gardiani me vlerën më të lartë mbetet ai i Liverpoolit Alisson Becker me 77 milionë euro, qendërmbrojtës është Van Dijk me 93 milionë euro dhe mbrojtës krahu Alexander-Arnold me 110.5 milionë euro, ndërsa mesfushor është Maddison me vlerë 112 milionë euro.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit