Icardi: Do të isha i lumtur nëse do të qëndroja te PSG-ja

Mauro Icardi ka thënë se do të ishte i lumtur të qëndronte te Paris Saint-Germain, pasi në ndeshjen e fundit arriti të shënojë het-trik, duke i dërguar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

PSG fitoi 6-1 kundër Saint-Etienne në çerekfinalen e Kupës së Ligës Franceze, ku Icardi përsëri tregoi vlerat e tij në kryeqytetin francez.Ai është në huazim nga Interi, ndërsa argjentinasi ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje për klubin e ri.“Ndihem shumë mirë në Paris”, u tha Icardi gazetarëve.

Mauro Icardi“Unë nuk kam folur me klubin akoma, por kanë mbetur edhe katër ose pesë muaj nga fundi i sezonit”.“Kur të përfundojë sezoni në maj, ne do të ulemi dhe do të flasim. Nëse kam një shans për të qëndruar, do të jem i lumtur”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit