4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Kosova synon triumfin në turneun kualifikues për Botëror

Pas rezultateve të vitit të shkuar, të cilësuara historike, si fitorja ndaj Izraelit dhe barazimi me Poloninë, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt), do të tentojë të bëjë hapin tjetër të madh.

Sot (e premte), në Benevento të Italisë, do të përballet me Italinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2021.Ndeshja nis në orën 20:00 dhe luhet në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento, ku do të zhvillohet i gjithë turneu i Grupit 3 eliminator, ku bëjnë pjesë edhe Rumania e Gjeorgjia.

Këto dy përfaqësuese do të ndeshen gjithashtu të premten (sot), por prej orës 18:00.Kosova ka udhëtuar për në Itali të enjten dhe pak orë pas arritjes ka zhvilluar një stërvitje.Vetëm fituesi i grupit kualifikohet për fazën tjetër kualifikuese dhe të katër ekipet e grupit besojnë se kanë forcën për të dalë në krye, mirëpo Italia si nikoqire pritet të ketë edhe ndihmën e publikut.Italia në përbërjen e saj ka vëllezërit nga Kosova, Ardian e Endrit Iballi.

“Synimi ynë është që të kualifikohemi. E kemi parasysh që nuk është aspak lehtë, por luajmë në Itali dhe shpresojmë që kjo do të na japë më shumë entuziazëm dhe forcë”, ka thënë Ardian Iballi, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë tek Italia.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, ka thënë se sikurse Italia, edhe ekipi i tij ka synimet e veta në këtë përballje. Ai synon që këtë garë kualifikuese ta hapë me fitore.

Më Shumë

Totaj nderon me mirënjohje pronarin e restorantit “Beska”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për ndërmarrësin e njohur prizrenas, Besim Shkreli, pronar i restorantit “Beska”,...

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Lajmet e Fundit