Nisma në Prizren uron nxënësit dhe akuzon Haskukën

Nisma Socialdemokrate në Prizren, ka uruar nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor.

“NISMA Socialdemokrate në Prizren me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollorë, i uron nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke shpresuar në një përkushtim të madh për të kompensuar atë që po e përcjell arsimin në Prizren pa fajin e nxënësve dhe mësimdhënësve”, thuhet në urimin e Nismës.

Ky subjekt politik po ashtu ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën për humbjen e orëve, në gjysmëvjetorin e parë.

“Për fatin e keq edhe ky gjysmëvjetor si ai i pari në Prizren, po fillon me mungesën e afër 70 punëtorëve të arsimit, mungesa e të cilëve për shkak të ndërhyrjes së papërgjegjshme dhe kundërligjore të Mytaher Haskukës kanë humbur mbi 20 mijë orë mësimi”.

“Kaosin edhe më të madh në arsimin e Prizrenit e bënë edhe ajo se tashmë në kundërshtim me ligjin shumë drejtorë të shkollave, më shumë se një vit janë U.D, gjë që e ulë nivelin organizativ të arsimit si dhe futja në listë të pagave e njerëzve pa u zhvilluar konkursi sipas Ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative”.

“Pavarësisht kësaj gjendje të rëndë, NISMA ka besim se nxënësit dhe mësimdhënësit do të përkushtohen në gjysmëvjetorin e dytë për ti arritur synimet dhe objektivat e veta”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit