10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kina thotë se nuk heq dorë nga Tajvani

Kina nuk do të ndryshojë pozicionin se Tajvani është pjesë e saj, deklaroi Bejingu zyrtar, pas fitores së edhe të një mandati nga presidentja Tsai Ing-wen, e cila u kundërpërgjigj duke thënë se nuk do t’i marrë parasysh këto kërcënime.

Fushata zgjedhore u dominua nga përpjekjet e Kinës që ta bind ishullin demokratik të pranojë modelin e qeverisjes së Bejingut “një shtet, dy sisteme”, si dhe përmes protestave antiqeveritare në Hong Kong.

“Pa marrë parasysh ndryshimet brenda Tajvanit, fakti se ekziston vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e saj nuk do të ndryshojë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.

Përderisa Kina thotë se Tajvani është pjesë e saj, ky i fundit konsiderohet vend i pavarur dhe emrin formal e ka Republika e Kinës.

Tsai, liderja që ka kundërshtuar sistemin qeveritar “një shtet, dy sisteme”, ka fituar edhe një mandat katërvjecar të shtunën dhe ka siguruar shumicën edhe në parlament.

Të shtunën, Tsai bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Kinën.

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Delirium

Lajmet e Fundit