5.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ballkani sot, si Berlini pas luftës së dytë botërore!

Shkruan: Zafir BERISHA

Arrestimi i pjestarëve të shërbimit sekret rusë ( FSB ish KGB) në Kosovë nuk është zbulim i “ujit të nxehtë” kur dihet se ky shërbim vepron tashmë sa koh me bazën e vetë në qytetin e Nishit të Serbis të kamufluar nën petkun e organizatave humanitare që ndryshe njihet edhe si “spiunazhi humanitar”!

Sot, Ballkani ose si njihet ndryshe Gadishulli Ilirik më konkretishtë Kosova, është shëndrruar në Berlinin e pas luftës dytë botrore ku janë kryqëzuar interesat e fuqive të botës e që historia e njeh si “lufta e ftohtë”!

Duke e ditur logjikën politike të Serbisë që nga ardhja e sllavëve në Ballkan në mesjetën e hershme, e cila lidhet me luftën e tyre për territore, Serbia do të vazhdoi te mbetet problem edhe për dekada në të ardhmen.

Situata e sigurisë është më e rëndë sesa paraqitet në opinion sepse tashmë nuk kemi punë me destriksionet serbe ndaj Kosovës por edhe të Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë, ku kohëve të fundit e inspiron Serbinë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Ballë për ballë në betejën politike, ekonomike e të spiunazhit jan perendimi dhe lindja si dikur në Berlin e në mesë të k’saj beteje jan shqiptar?t të cilët janë duke aktruar si faktor e që në faktë nga mosdija, egoizmi, inatet e mentaliteti provincial i të bërit politik, jan figura shahu në mesin e shahistëve më të fuqishëm të kohës!

Shqiptarët në Ballkan në vend se të jen faktori kyq në zgjidhjene problemeve që ka rajoni ata për fatin e keq jan bë “mallë kusuritje” apo top pingponi në duart e të tjerve një pjesë e të cilve vazhdojn të mbesin ata që kanë qenë edhe gjatë historis.

Rreshtimi me perendimi vetëm me deklarata, nuk është i mjaftueshëm nga klasa poltike shqiptare në Ballkan, ky rreshtim do unifikim të t? gjitha forcave politike shqiptare dhe grupeve të interesin me një platform të qartë për integrim, zhvillim ekonomik e siguri.

Perendimi e në veqanti SHBA si gardian i paqes në botë, sot përballen me shumë probleme edhe më të m?dha se tonat nëpër rajone të ndryshme të globit, prandaj “komoditeti” që po tregojm si shqiptarë në këto rrethana dramatike mund të ketë pasoja të pariparushme për ne dhe rajonin!

Besoi se është momenti që ta bindim veten se nuk jemi “Pika Arkimedit” t’i kthehemi realitetit e ta flakim egon e bajraktarizmat sa më larg që mundemi, sa nuk është bërë vonë.

 

Më Shumë

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe kërkojnë zgjidhje

Banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar...

Lajmet e Fundit