20.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Gratë e Krushës së Vogël, ende mes dhimbjes e forcës për të jetuar

Nait Shehu nga Krusha e Vogël, ishte vetëm 18 vjeç kur forcat serbe e vranë gjatë luftës, së bashku me 3 vëllezërit dhe babanë e tij.

Edhe pas 21 vjetësh, trupat e tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nëna e tyre, Ajshja, ndihet e anashkaluar nga institucionet, të cilat thotë se asnjëherë për këto dy dekada nuk u interesuan për fatin e tyre, raporton KTV.

Vetëm në familjen Shehu, gjatë luftës, forcat serbe vranë e masakruan 39 djem e burra, ku më i vogli ishte 13-vjeçar.

Fatin e njëjtë e pati edhe Nexhmie Batusha, së cilës ia vranë dy djemtë, Visarin 15 vjeç, e Enverin 21, si dhe bashkëshortin.

Shuma të cilën ajo merr si ndihmesë nga institucionet e Kosovës, sipas saj, është e vogël për të mbijetuar si e vetme në shtëpi.

E me sfida të shumta që nga paslufta u përball edhe Fatime Shehu, që humbi dy djemtë dhe burrin.

Më 26 mars të këtij viti bëhen 21 vjet nga masakra e Krushës së Vogël, ku u vranë 113 burra e djem të këtij fshati e familjarët vazhdojnë ende të kërkojnë drejtësi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Më Shumë

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit