23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Njeriu i Trump: Amerika dëshiron të hap vende pune në Kosovë

Darka e punës e presidentit Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm për Ballkan, Richard Grenell, ka nisur duke folur për media.

Ambasadori Grenell ishte fjalëpak kur u pyet lidhur me ndihmën për krijimin e Qeverisë së re, mirëpo tregoi më gjatë se cila është pika ku përqëndrohet presidenti Trump, shkruan Reporteri.net.

Grenell tha se Trump është i fokusuar të përqendrohet në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, Kosovës e Serbisë, sidomos në rritjen e vendeve të punës.

“Presidenti Trump ka qenë i interesuar të fokusohet në aspektin ekonomik. Të shohim avancim në ekonomi kjo është moto kryesore. Po mundohemi t’i japim një zhvillim ekonomik popullit të Kosovës, vende të reja të punës. Të shikojmë të gjitha çështjet që kanë mbetur, do t’i shohim dy qeveritë, për të avancuar me punë, por kjo s’mund të bëhet se ka konflikt, por kemi disa ide që do t’i shtyjmë, shtytje ekonomike dhe veçanti vende pune. Trump ka qenë i përqendruar, pastaj njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme, dua të filloj të shikoj që Serbia dhe Kosova të avancojë në këtë aspekt”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndërkohë, edhe presidenti kosovar theksoi se me Grenell do të flasin për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është bllokuar që prej muajsh.

Ndryshe, Grenell do të vazhdojë edhe nesër me takime, ku do të pritet nga kryetarët e partive politike, duke përfshirë edhe dy partitë që po duan ta krjijojnë qeverinë e re./Reporteri.net

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Lajmet e Fundit