Furkan Erguler emërohet drejtor i Ekonomisë dhe Financave në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka emëruar drejtorin e ri në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa.

Kjo pozitë tani e tutje do të udhëhiqet nga Furkan Erguler, i cili do ta zëvendësojë ish -drejtorin e dorëhequr, Ertan Simitçi.

“Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë dhe vjen nga komuniteti i biznesit në qytetin tonë, duke pasur përvojën e duhur profesionale për ta udhëhequr këtë drejtori.”, shkruan Haskuka.

“Drejtorit Erguler i uroj suksese në pozitën e re dhe besoj që me anë të angazhimit dhe përkushtimit të tij, do të vazhdojmë me suksese në këtë drejtori”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit