Si e vranë dy vëllëzërit e moshës 24 e 26 vjeçare një 19 vjeçar në Prizren: Policia tregon detajet

E.K 19 vjeçar është vrarë sot pas një sulmi me thikë në Prizren, krimin e rëndë dyshohet se e kryen dy vëllëzërit, H.S 24 vjeç dhe SH.S, 26 vjeç

Policia e Prizrenit përmes një komunikate për media ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

“Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K mashkull i moshës 19 vjeqare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, është bërë e ditur se dy vëllëzërit H.S  dhe SH.S që dyshohet se e kryen veprën penale, janë arrestuar dhe  të njëjtve, u janë sekuestruar dy thika.

“Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje”, thuhet në komunikatë.

Dy personat e dyshimt me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit