Polici i plagosur në Zhur do të dërgohet në Turqi

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Artur Mrasori do të dërgohet në Truqi për shërim. Ai mori lëndime të rënda në sy si pasojë e një shpërthimi gjatë ditës së martë teksa po merrte pjesë në një aksion bastisje në Zhur.

Lajmin se Mrasori do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë e ka konfirmuar për Express, drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalit të Kosovës, Basri Sejdiu.

“Po mund të ju konfirmojmë se me konselciumin dhe në koordinim me Fondin për Trajtim jashtë institucioneve publike kemi rekomanduar që Mrasorin ta dërgojmë në Turqi për trajtim të mëtejmë.

Sejdiu po ashtu ka bërë të ditur se edhe aeroplani për dërgimin e Mrasorit për trajtim të mëtejmë në Turqi është gjetur.

Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar. /Express/

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit