9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

S’ka mësues, fëmijët e fshatit Gorozhup të Prizrenit në shtëpi

Një konkurs i hapur për edukatore është anuluar, fëmijët e Gorozhupit nuk ndjekin mësimin parafillor

Njëri në klasë të dytë e tjetri në të katërtën.

Por që të dy nxënësit e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Gorozhup të Prizrenit,  mbajnë orët mësimore në të njëjtën klasë.

Të funksionuarit ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre,është kthyer në normalitet për ta.

Më shumë se njëzet e pesë kilometra larg qendrës së Prizrenit,nxënësit nga fshati Gorozhup nuk patën mundësi as të vijonin mësimin parafillor.

Por një konkurs i hapur për edukatore, ua shtoi shpresat banorëve se të paktën gjeneratat e ardhshme do ta kishin këtë mundësi.

Megjithatë ky konkurs u anulua.

Për prindërit kjo është një kërkesë elementare, që fëmijët e tyre të zhvillohen njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në zona të tjera.

Se është  e nevojshme të kenë edukatore për arsimin parafillor, e konfirmoi edhe drejtori i shkollës.

Ndonëse këtë shqetësim ua kanë shfaqur disa herë edhe drejtorisë së arsimit, një zgjidhje për ta nuk ka ardhur akoma. Nga ky institucion nuk iu përgjigjën as pyetjeve televizionit T7 për arsyet e anulimit të konkursit.

Rritja e vijueshmërisë në arsimin parashkollor, është edhe një nga prioritet që i ishin caktuar Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në edukimin parashkollor është një ndër objektivat kryesore të Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021.

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit