Kujtim Gashi: Koalicionin VV-LDK e bashkon vetëm kapja e shtetit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës e bashkon kapja e shtetit.

Kështu ka thënë ai në sancën plenare në Kuvend ku pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

“Programet politike [të VV-së dhe LDK-së] vështirë se mund të ofrojnë një program të suksesshëm qeverisës për shkak se të dyja partitë janë të shkollave të ndryshme politike dhe ideologjike – ata i bashkon vetëm kapja e shtetit”.

“Marrëveshja e arritur nuk e përfillë asnjë normë dhe asnjë parim të demokracisë parlamentare; prandaj del se është marrëveshje për mosmarrëveshje edhe pas ditës së sotme”.

“Propaganduesit e mjegullave politike nuk hezituan që ta demantojnë veten dhe t’i kundërshtojnë proklamimet e tyre të dikurshme në çastet kur ishin në bllokada”.

“Ne do të jemi zë i fuqishëm dhe unik opozitar sepse nuk mund të lejojmë që kjo qeveri në ardhje vendin ta shtyjë në gjymtisi”.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit