Avdyli: E kemi thënë edhe gjatë fushatës, taksa zëvendësohet me reciprocitet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij, se në këtë kohë, taksa është më mirë të zëvendësohet me reciprocitet.

Ai në Frontal të T7, tha se LDK me parë e ka përshëndetur vendosjen e taksës, ndërsa për zëvendësimin e saj me masa reciproke ndaj shtetit serb, tha se kanë premtuar edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Taksa 100% është përshëndetur më parë, por tani jemi me një moment të ri. Qeveria e re, e ka bërë të ditur edhe me herët që do ta zëvendësojmë taksen me reciprocitet. E kemi mbështetur më herët, e ka pasur efektin e vet. Por tani, reciprociteti është masa e ardhshme e Kosovës ndaj Serbisë”, tha Avdyli në T7.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit